e premte, mars 25, 2011

Një porosi poetike e poetit Katul për romakët e grekët e vjetër (në kohë të tyre) si dhe për ashikët arnautë të kohëve moderne

Një porosi poetike e poetit Katul për romakët e grekët e vjetër (në kohë të tyre) si dhe për ashikët arnautë të kohëve moderne

Porositë vijnë përmes vargjeve të mëposhtme. Lexoni edhe disa të dhëna poshtë poezisë. Keni të drejtën e mrekullimit e të indinjimit. Nëqoftës këto vargje do të bëjnë farë efekti, mos harroni të më këndoni rahmet…

Bashkëautorë: Caius Valerius Catullus, nga Verona i ardhur në Romë & Salih Kabashi me rrënjë nga Kabashi i Kolonjës, banor i Gurakuqit, komuna Shtogje (Nahija e Pejës), azil erotik në Paris

Kënga 5

KATUL

Le të jetojmë, Lesba ime, le të duhemi

Kush jep pesë pare,

Për thashethemat e këtyre pleqëve të trishtshëm

Dielli mund të lindë e të perëndojë:

Nata jonë s’do të ketë gjumë.

Një mijë puthje t’i dua, njëqind tjera pas tyre,

Shto edhe njëmijë, edhe njëqind t’i dua

Edhe një mijëshe tjetër, qindëra puthje në vazhdim.

Dhe kur të jemi puthur mijëra herë,

Le t’i ngatërrojmë numrat,

Ziliqarët të mos dijnë sa puthje këmbyem,

Dhe le të plasin zilie.

Pak llafe për Katulin dhe bidatet e tij

Katuli (lat. Caius Valerius Catullus)e ka dashur poezinë, drejtësinë shoqërore dhe pa asnjë dyshim ka qenë kurvar i madh.

Ka lindur në vitin 84 para Krishtit dhe ka vdekur më 54 para Epokës së Re.

Po kuptohet se me zanat ka qenë poet. Pasion i tij kanë qenë gratë përgjithësisht dhe pa marrë parasysh: të lira, të martuara, vejusha, moshatare, më të reja apo edhe më të vjetra se ai.

Nuk ka qenë nazeli, këshuqë ndonjë dashnore e tij mund të ketë qenë edhe me ndonjë dhëmb të rënë. Punë e madhe. Asokohe ende nuk njihej french kiss.

Personalisht dyshoj së tepërmi se dashuribërja intensive e me aq afsh edhe mund të ketë bërë që ai të vdiste aq i ri. Supozohet se ka shkuar në xhehenet, por edhe nëse është instaluar në ferr, ai atje do të ndjehet mire, pasiqë atje pos meshkujve mëkatarë, gjenden edhe femra gjynahçare. (Nuk di se çka do t’i dëshiroja më shumë : ferrin a parajsën, pasiqë të dyja, mendojeni edhe ju, kanë të metat e të këqijat e veta).

Sonte, pa lejen e tij e për kënaqësinë time, mora dhe jo vetëm përktheva nga frengjishtja, ndoshta më mire të them e përshtata një poezi të Katulit. Kësodore tash ju keni për model dashuribërjeje dy të pagjumë të antikës romake.

Duhet të ma kuptoni mundimin, kur edhe nga lart patë se si kam qenë i detyruar të luaj me vargje prushi.

Tash ua solla edhe juve që po jetoni kohë moderne.

Katuli, ky katil zemrash femërore, lindi në Verona dhe pjesën më të madhe të jetës së tij e bitisi në Romë. Ka pasur frymëzim Safon greke. Me poezinë e tij Katuli ka shprehur dalldinë e tij të shumtë dashurore, ka nderuar mësuesit e tij grekë dhe me fjalët më vulgare ka përtokësuar kundërshtarët e tij romakë. Ju tregova se ai nganjëherë ishte tepër vulgar. Një historiani të shkollës së vjetër i kishte thënë : Annales Volusi, cacata carta. (Më vjen keq pse nuk kam autorizimin e tij që këtë shprehje ta përdor për poezitë e disa të vetshpallurve poetë kombëtarë shqiptarë…Nga ky shkak edhe po e lë pa përkthyer.).

Politika nuk i ka interesuar. Shumë poetë të Kosovës, përkundrazi, as një varg, as një strofë as në të kaluarën nuk kanë mundur e as sot nuk mund ta thurin pa qenë të ngrohur e frymëzuar nga qeveria e partia dhe nga paratë e favoret që vijnë prej tyre…

Katuli kishte, e kuptuat tashmë, prioritet të prioriteve - Dashurinë.

Tridhjetë e tre vjetët e jetës së tij, ndoshta po përsëris, kanë qenë të përmbushura me përjetime të mrekullueshme dashurie.

Nuk e donte paranë, këtu nuk më shembëllen me asnjë ministër shqiptar në Kosovë as në Shqipëri.

Fundin e jetës thuhet të mos e ketë pasur aq brilant.

Personazhi faktik dhe lirik i tij ishte Lesba. Unë emrin asaj ia shqiptarizova në njëfarë mase, për shkak se arnautët e Facebbokut mund ta marrin për fatë lezbijke. Kjo do të prishte miden e tyre. Para së gjithash kjo do të shkonte ndesh me karakterin namuzli të iliro-arnautëve. Por, rendi e don të shtoj se Lesba nuk ishte nuse e gjithkushit. I kishte ngrohur shtratin konsullit Quintus Metellus Celera. Katuli emrin e Klaudias e fshehu me pseudonimin që e mori nga emri i vendqëndrimi të Safos.

Katuli e Lesba janë kënaqë qysh kënaqet njeri. Mrekulli të bësh dashuri gjithë natën e lume. Gjumi i sabahit të çlodh e të jep fuqi për mijëra puthje të tjera, të pasuara me qindëshe të reja. Dhe prap e prap në netët në vazhdim. Puthja përtrin, them unë me lejen e mjeshtrit romak.

e mërkurë, mars 23, 2011

Korrupcion në majat e Evropës, pushtetarët shqiptarë këto punë i bëjnë më mirë..

Korrupcion në majat të Evropës, pushtetarët shqiptarë këto punë i bëjnë më mirë..

Shkruan Salih Kabashi

Zoran Thaler deri dje në drekë ka qenë deputet i Parlamentit Evropian. Më nuk është. Ka dhënë dorëheqje. Ka dhënë dorëheqje sepse gazeta britanike Sunday Times ia kishte bërë një rrëshqitëz, në cilën, ja që rrëshqitkan edhe personalitete që përfaqësojnë organin më të lartë legjislativ të Evropës. Dje në mëngjez, Zoran Thaleri, parlamentar i PE nga Sllovenia kishte qenë para komisionit për pengimin e korrupsionit, ku kishte lënë në dispozicion të gjitha të dhënat e nevojshme. Duke dhënë dorëheqje ai ka thënë se po ia linte drejtësisë të gjykonte se kush veproi drejtë e kush jo. Zoran Thaleri është ankuar në gazetarët londinezë dhe ka shtruar pyetjen se duke bërë inçizime të fshehta e të pautorizuara, ku mbesin kufijtë e gazetarisë.

Bashkë me deputetin slloven nga Sunday Times janë provokuar edhe dy deputetë të tjerë evropianë: Adrian Severin dhe Ernest Strasser. Slloveni, i cili një kohë ka qenë minister i punëve të jashtme të Republikës së Sllovenisë, thotë se veprimet e tij dallojnë nga ato të dy deputetëve të tjerë. Sipas tij, ai as ka nënshkruar fare llogarie as ka mare fare parash. Ndërkohë që dy kolegët e tij paskan marrë. Thaleri thotë se për gjatë dy muajsh i ka rezistuar presionit të gazetarëve që ta korruptojnë. Flitet për një shumë 100.000 eurosh. Po çka ka ndodhë në fakt?

Tre eurodeputetë: Zoran Thaler, ish-minstri slloven të punëve të jashtme, rumuni Adrian Severin dhe austriaku Ernst Strasser sipas shkrimeve të Sunday Timesit në Parlament të Evropës kanë kanë paraqitur amandamente në ligjet duke qenë të bindur se grupet lobiste do t’i paguajnë për shërbimet. Dy nga ndryshimet në ligje janë në prag të aprovimit, domethënë që të bëhen akte ligjore. Teksti i ndryshimeve të propozuara është krejtësisht i njëjtë me atë që e kanë shkruar “lobistët”, të cilët në fakt kanë qenë gazetarë të Sunday Times-it. Ky mund të jetë skandali më i madh në historinë 53 vjeçare të Parlamentit Evropian. Nënkryetarja e PE-së tashmë ka paralajmëruar hetime. Sipas të dhënave të gazetës së përmendur europarlamentari slloven kishte kërkuar që hisja e tij prej 100 mijë eurosh të derdhej përmes një ndërmarrjeje britanike me çka veprimi i tij do të mbetej i pazbuluar.

E thashë: eurodeputeti slloven ka qenë liga e parë e politikës sllovene. Ka qenë edhe ministër i jashtëm. Aspak më poshtë nuk kanë qenë as austriaku Ernest Strasser, as rumunin Adrian Severin. Strasser, sikurse edhe Taler ka dhënë dorëheqje, ndërkohë që rumuni ngul këmbë se nuk ka bërë asgjë të ligë e të paligjshme. Ai i mohon të gjitha. Nuk duhet harruar se Ernest Strasser ka qenë ministër i brendshëm i Austrisë, ndërsa Adrian Severin zëvëndës kryeministër i Rumanisë.

Nëse do të dëshmohen akuzat, austriaku mund të dënohet deri në 10 vjet burg. Këtë e ka thënë përfaqësuesi i Prokurorisë austriake Martin Urlich duke u thirrur në nenin 304 të Kodit Penal, sipas të cilit dënimi bie mbi ata që me veprim korruptiv përfitojnë mbi 50 mijë euro.

E thamë se Severini ende nuk ka ofruar dorëheqjen. Ai ka thënë se vetëm mund të marrë me mend se pse kanë dhënë dorëheqje dy kolegët e tij, por vetë nuk di asgjë, ndësa e di se vetë nuk do të jape dorëheqje. Ndërkohë Prokuroria antikorrupcion në Bukuresht ka nisë veprimet hetimore kundër eurodeputetit dhe ish-zëvëndëskryeministrit.

Komentet e deritashme flasin për turpërimin që i është bërë institucioneve të Evropës. Veprimet e tre eurodeputetëve, nëse do të tregojë hetimi dhe procesi gjyqësor, padyshim se do të jenë joetike, jomorale dhe të dënueshme. Qysh tash kanë nisur të shfaqen propozime që kanë të bëjnë me nevojën e njëfarësoj betimi dhe të një kodeksi të sjelljes etike për eurodeputetët. Çka është mendim i përgjithshëm është alarmi se duhet ndalur këto logjika korruptive që sillen brenda rrethit më jep-të jap. Duhet bërë gjithçka në mënyrë që veprimet korruptive të marrin epilogjet e tyre gjyqësor.

Gazetarët e të përjavshmes Sunday Times të paraqitur si lobisë, para pak kohësh disa parlamentarëve evropianë u kanë ofruar nga 100.000 euro, nëse në PE do të propozonin amandamente të caktuara në fusha e bankave. Deputeti austriak Ernst Strasser, ai slloven Zoran Taller dhe Adrian Severin i Rumanisë, sipas të dhënave të gazetës kishin pranuar ofertat. Derisa Strasser e Thaler kanë dhënë dorëheqje, Adrian Severin ka refuzuar një mundësi të tillë. Që të tre mohojnë kategotikisht veprimet e dyshuara.

Jonathan Calvert, i cili i ka prirë grupit të gazetarëve të Sunday Times-it në intervistat për mediat austriake, deputetin e atjeshëm e ka karakterizuar si « dinak ». Ka thënë se së bashku me kolegen Clare Newell me Strasserin janë takuar rreth gjashtë herë nëpër hotele të ndryshme në Bruksel, Strasburg dhe Londër.

Ky skandal mund të shërbejë si satisfaksion për pushtetarët e korruptuar shqiptarë në të dyja anët e kufirit. Do të thonë, ja ka korrupcion e keqbërje edhe në Evropë. Sadoqë, tanët nuk lodhen të korruptohen me nga 100.000 mijë euro. Tanëve nuk u hyn në hundë asgjë nën një million. Pastaj, nuk presin shumë që të sigurojnë edhe miliona të tjerë. Pse jo? Gazetarët hulumtues shqiptarë s’i dëgjon kush. Të tjerët janë të korruptuar nga të korruptuarit e mëdhenj. Prokuroria e gjyqësia shqiptare (në Kosovë e në Shqipëri), edhe ato kanë punët e veta. Edhe ato majmen nga ryshfeti, korrupsioni dhe më jep-të jap-i.

e premte, mars 04, 2011

Vrasja në Frankfurt : avokatë, hetues e prokurorë të paftuar shqiptarë

Vrasja në Frankfurt : avokatë, hetues e prokurorë të paftuar shqiptarë

Shqiptarët e ballkanasit përgjithësisht kur kanë kryer akte vrasjesh ato zakonisht i kanë përcjellë me: Ta bëfsha e ta... e jo duke thirrë as emrin e Allahut, as të Krishtit, as të Muhametit.

Ai djali që vrau nuk është shqiptar i Kosovës, po i Gjermanisë. Lindë, rritë e shkolluar atje. Tash u dashka që unë të hap të pame për të vrarët në Frankfurt?!

Ndjenjat e mia njerëzore vetëm mund të preken, siç edhe janë prekë për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur atje.

Në debatet e këtyre dy ditëve sikur po u thuhet njerëzve: Deklarohuni! Dënoni! Distancohuni!

Kjo i bjen si në kohën e Jugosllavisë kur detyronin njerëzit me presionet e kërcënimet më të ndryshme dhe me fushata të egra partiake komuniste që të deklaroheshin, të dënonin e të distancoheshin nga një e ndodhur apo e shpifur për veprime të shqiptarëve kundër serbëve...

Kallxomëni mua se çfarë faji mund të kam unë pse një shqiptar vret një pjesëtar të një kombi tjetër?

Mund të kam aq faj sa kanë dhjetë shqiptarë të vrarë nga një serb.

Mos i kam marrë unë shtesat fëmijnore të atij djali që ka vrarë pardje?

Dhimbja është e madhe, porse nuk është punë e jona që të zëvendësojmë hetuesit e prokurorët më të aftë që ka bota e sotme (gjermanë e amerikanë). Kam bindjen se ne duke "dënuar", duke "u distancuar", "duke u deklaruar"... e duke sharë e fyer (më së shumti shoqi-shoqin), po akuzojmë e po dënojmë pa të drejtë jo vrasësin po krejt shqiptarët.

Kjo punë nuk do të duhej të na takonte neve, sepse këtë punë të keqe askush nuk e bën më mirë se nacionalistët antishqiptarë serbë

A ka shqiptarë në Mal të Zi? Në Maqedoni? Ka. Në Serbi? Ka. Në Kroaci? Ka? Nëpër shumë vende të Europës e Botës, a ka shqiptarë? Ka. Në Amerikë shqiptarët, ortodoksë, katolikë e muslimanë kanë zgjedhur të quhen shqiptaro-amerikanë. Në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni askush nuk don të quhet as që do të quhet ndonjëherë shqiptaro-serb, as në Mal të Zi shqiptaro-cërnagor e as në Maqedoni shqiptaro-maqedonas. Nuk kam dëgjuar as për shqiptaro-anglez, as për shqiptaro-francez, as për shqiptaro-gjerman... E, as për shqiptaro-grekë, as shqiptaro-turq, as shqiptaro-arabë…

Pse? Nuk është çudi. Asnjë shqiptar i Ballkanit as i Evropës nuk ka gjetë atraktivitetin e asaj që për ta ofron SHBA-ja. Asnjë shqiptar i shteteve evropiane nuk ka gjetë model mbështetjeje konkrete për kombin e tij sikurse te Amerika e fundshekullit të kaluar. Përndryshe në Evropë, për sa kam lexuar unë, për identitetet e popujve flitet më shumë siç ka folur dhe ka shkruar akademiku ynë. Pretendimet për komb e racë të pastër Evropa i quan raciste. Ajo ka pësuar rëndë nga racizmi hitlerian.

Në Paris këto ditë u dënua Eric Zemmour, një prej gazetarëve dhe komentatorëve më të shquar. Arsyeja? Kishte nxjerrë nga goja, sipas gjykatës, deklaratë raciste duke arsyetuar ndalesat e shpeshta policore ndaj të zinjve dhe arabëve, sepse, sipas tij ata në shumicën e rasteve u merrkan me drogë... Kaq.

Në botën arabe është duke u zhvilluar një nga revoluconet më shembullore kundër tiranisë dhe autarkisë së udhëheqësve arabë. Ato shtete janë në Lindje. Për Lindjen nuk mund të flasim me terma racistë. Nicolas Sarkozy. me rastin e riformatimit të kabinetit të tij qeveritar, i cili ndodhi edhe për shkak të politikave të gabuara të diplomacisë franceze ndaj arabëve, foli për ata popuj e ato vende të Lindjes si për "botën që e kemi aq të afërt si gjeografikisht si historikisht".

Për Lindjen e Perëndimin diskurset e fanatikëve dhe të fundamentalistëve të të gjitha proviniencave janë të dëmshme e të pavlefshme.