e premte, mars 04, 2011

Vrasja në Frankfurt : avokatë, hetues e prokurorë të paftuar shqiptarë

Vrasja në Frankfurt : avokatë, hetues e prokurorë të paftuar shqiptarë

Shqiptarët e ballkanasit përgjithësisht kur kanë kryer akte vrasjesh ato zakonisht i kanë përcjellë me: Ta bëfsha e ta... e jo duke thirrë as emrin e Allahut, as të Krishtit, as të Muhametit.


Ai djali që vrau nuk është shqiptar i Kosovës, po i Gjermanisë. Lindë, rritë e shkolluar atje. Tash u dashka që unë të hap të pame për të vrarët në Frankfurt?!

Ndjenjat e mia njerëzore vetëm mund të preken, siç edhe janë prekë për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur atje.

Në debatet e këtyre dy ditëve sikur po u thuhet njerëzve: Deklarohuni! Dënoni! Distancohuni!

Kjo i bjen si në kohën e Jugosllavisë kur detyronin njerëzit me presionet e kërcënimet më të ndryshme dhe me fushata të egra partiake komuniste që të deklaroheshin, të dënonin e të distancoheshin nga një e ndodhur apo e shpifur për veprime të shqiptarëve kundër serbëve...

Kallxomëni mua se çfarë faji mund të kam unë pse një shqiptar vret një pjesëtar të një kombi tjetër?

Mund të kam aq faj sa kanë dhjetë shqiptarë të vrarë nga një serb.


Mos i kam marrë unë shtesat fëmijnore të atij djali që ka vrarë pardje?

Dhimbja është e madhe, porse nuk është punë e jona që të zëvendësojmë hetuesit e prokurorët më të aftë që ka bota e sotme (gjermanë e amerikanë). Kam bindjen se ne duke "dënuar", duke "u distancuar", "duke u deklaruar"... e duke sharë e fyer (më së shumti shoqi-shoqin), po akuzojmë e po dënojmë pa të drejtë jo vrasësin po krejt shqiptarët.

Kjo punë nuk do të duhej të na takonte neve, sepse këtë punë të keqe askush nuk e bën më mirë se nacionalistët antishqiptarë serbë


A ka shqiptarë në Mal të Zi? Në Maqedoni? Ka. Në Serbi? Ka. Në Kroaci? Ka? Nëpër shumë vende të Europës e Botës, a ka shqiptarë? Ka. Në Amerikë shqiptarët, ortodoksë, katolikë e muslimanë kanë zgjedhur të quhen shqiptaro-amerikanë. Në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni askush nuk don të quhet as që do të quhet ndonjëherë shqiptaro-serb, as në Mal të Zi shqiptaro-cërnagor e as në Maqedoni shqiptaro-maqedonas. Nuk kam dëgjuar as për shqiptaro-anglez, as për shqiptaro-francez, as për shqiptaro-gjerman... E, as për shqiptaro-grekë, as shqiptaro-turq, as shqiptaro-arabë…

Pse? Nuk është çudi. Asnjë shqiptar i Ballkanit as i Evropës nuk ka gjetë atraktivitetin e asaj që për ta ofron SHBA-ja. Asnjë shqiptar i shteteve evropiane nuk ka gjetë model mbështetjeje konkrete për kombin e tij sikurse te Amerika e fundshekullit të kaluar. Përndryshe në Evropë, për sa kam lexuar unë, për identitetet e popujve flitet më shumë siç ka folur dhe ka shkruar akademiku ynë. Pretendimet për komb e racë të pastër Evropa i quan raciste. Ajo ka pësuar rëndë nga racizmi hitlerian.

Në Paris këto ditë u dënua Eric Zemmour, një prej gazetarëve dhe komentatorëve më të shquar. Arsyeja? Kishte nxjerrë nga goja, sipas gjykatës, deklaratë raciste duke arsyetuar ndalesat e shpeshta policore ndaj të zinjve dhe arabëve, sepse, sipas tij ata në shumicën e rasteve u merrkan me drogë... Kaq.

Në botën arabe është duke u zhvilluar një nga revoluconet më shembullore kundër tiranisë dhe autarkisë së udhëheqësve arabë. Ato shtete janë në Lindje. Për Lindjen nuk mund të flasim me terma racistë. Nicolas Sarkozy. me rastin e riformatimit të kabinetit të tij qeveritar, i cili ndodhi edhe për shkak të politikave të gabuara të diplomacisë franceze ndaj arabëve, foli për ata popuj e ato vende të Lindjes si për "botën që e kemi aq të afërt si gjeografikisht si historikisht".

Për Lindjen e Perëndimin diskurset e fanatikëve dhe të fundamentalistëve të të gjitha proviniencave janë të dëmshme e të pavlefshme.

Nuk ka komente:

Posto një koment