e martë, shkurt 22, 2011

Gëzuar 2011

Të nderuar miq,

të respektuara zonja e zonjusha,

të afërm e të largët,

ju që besoni si unë dhe ju që besoni ndryshe !

Po ik ky vit. Të gjifhë ju, të gjithë ne, më të mirë e paçim të ardhshmin. Ata që këtë vit e kishin të sukseshëm, edhe më të suksesshëm e paçin 2011-ën!

Ata që këtë vit mund ta kenë pasur të dhimbshëm, viti i ri u sjelltë gëzime e mbarësi.

Paçim më shumë fejesa, dasma, lindje të hareshme, gëzime personale, familjare dhe kombëtare.

Paçim më shumë qeshje e më pak lotë. Më shumë këngë e më pak vaj.

Të gjithë, bashkë, bëfshim hapa të mbarë e të sigurt përpara. Të këqijat e këtij viti shkofshin e mos u kthefshin kurrë, të mirat ardhshin, qëndrofshin dhe gjithnjë u shtofshin.

Kosova jonë dhe Shqiptaria anembanë bëfshin hapa zhvillimi e bashkimi. Paçim më shumë, shumë më shumë, më shumë se shumë dhe më shumë se kurrë fëmijë e dashuri, nderim e mirëkuptim për njëri-tjetrin.

Të gjithë juve : Gëzuar dhe ju paça !

Salih KABASHI me bukur shumë kabashë të tjerë : me djemtë e me çikat, me nipërit e me mbesat, me familjen.

Nuk ka komente:

Posto një koment