e martë, shkurt 22, 2011

Gjenerata ’68, një brez i lavdishëm i Shkollës Normale « Ali Kelmendi » të Pejës


JUBILE

Sivjet, në qershor u bënë 40 vjet nga diplomimi i gjeneratës së famshme të Shkollës Normale “Ali Kelmendi” të Pejës, e njohur tashmë si Gjenerata ’68. Tri paralelet (e Pejës, Deçanit dhe të Istogut), me të mbaruar shkollën, iu futën menjëherë studimeve apo punës së ndershme e fisnike me nxënës.

Salih KABASHI

21 qershori i sivjetëm ishte datë përkujtimi. Me këtë rast u ftuan të gjithë të diplomuarit e vitit 1968 të Normales së Pejës bashkë me profesorët e tyre që në ditën e caktuar, në orën 9, të bashkohen në oborrin e Gjimnazit në Pejë. Më pas ishte paraparë vizita në lokalet e shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”, atje ku për dy vite me radhë ishin lokalet shkollore të Normales. Grupe të caktuara më parë vizituan familjet e atyre maturantëve të Pejës të vitit 1968, të cilët në ndërkohë kishin lënë këtë botë.

Vlen të shtohet se në ceremoninë e këtij jubileu të lartë u improviza edhe një orë shkollore. Atje folën profesorët Salih Lika, Zejnullah Gruda, Jusuf Bilalli dhe Gëzim Basha. Ndërsa nga ish-nxënësit e tyre, në orën e improvizuar evokuan kujtimet e tyre: Zana Blakaj-Kada, Xhavit Aliçkaj, Nikollë Marku, Ali Shabanaj, Ukë Bashota, Rabe Lajçi dhe Salih Kabashi. Para se të fillonte Ora e madhe e 40 vjetorit, ministri i Arsimit i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegarmi dhe një telefonate direkte nga Shqipëria nderoi këtë takim jubilar në emrin e tij dhe në emër të Kryeministrit me të cilin në ato momente po zhvillonin një vizitë në Vlorën e Flamurit. Brezin e normalistëve pejanë të vitit 1968, ministri e vlerësoi si një gjeneratë idealistësh e atdhetarësh të shquar që me një përkushtim prej rilindësish të vërtetë kanë përhapur dritën e diturisë në Kosovën e shkretëruar nga shekulli i sunduar prej barbarisë serbe.


Çka e shquante atë brez që tashmë njihet si brezi ‘68? Në rend të parë varfëria pothuajse e përgjithshme dhe shpeshherë e skajshme. Një ndjenjë frike : le të mos harrohet se në orët e mbrëmjes, pasi binte terri në tokë, as populli e lëre më nxënësit istogas në vitet 1962/63 nuk guxonin të kalonin nëpër Dobrushën e Vitomiricën e kolonizuar me serbë e malazez vrastarë. Frika përcillte edhe nxënësit në shkollë. Duhet përkujtuar se shumica e lëndëve asokohe mbaheshin në gjuhën serbe dhe nga mësimdhënës serbë e malazez, disa nga ata, për turpin e tyre, ishin shumë përbuzës deri edhe armiqësor ndaj nxënësve shqiptarë, i ofendonin, i kërcënonin me përjashtim dhe i dekurajonin në mënyrat më të pandershme.

Po kishte edhe diçka që përkundër të gjithave e shquante atë brez dhe ai ishte vullneti i paimagjinueshëm për mësimmarrje. Për ditët tona ndoshta duket edhe si ekzagjerim, por duhet të besohet se ndërmjet atyre nxënësve ka ekzistuar një garë e paparë për të qenë sa më i mirë me mësime, por njëherit duke mos qenë asnjëherë xheloz me njëri-tjetrin.

Leximi i veprave letrare e historike ka qenë një lloj manie e kësaj gjenerate. Sidomos prireshin në leximin e atyre veprave për të cilat thuhej se ishin të ndaluara dhe këtu le të kujtohen veprat e Sterjo Spasses e të Gjergj Fishtës në rend të parë. Libri kalonte dorë më dorë dhe brenda një nate lexohej dhe i jipej tjetrit.

Duke qenë të rinj, ta merr mendja se e donin shumë edhe sportin dhe futbollin sidomos. Luanin edhe me më profesorët, me ta luante sidomos profesori i filozofisë, Imer Muhaxheri. Në fushë të sportit ai nuk ishte asgjë më tepër pos se njëri ndër lojtarët në fushë.

Duke qenë normalistë, ai brez në njëfarë mënyre ishte edhe me prirje e talent muzikor. Atë prirje duhej ta tregonim qysh në provimet provuese para rregjistrimit në shkollë. Prandaj, më vonë, në çdo rast, nga nxënësit e atyre klasave mund të krijohej grupi këngëtarësh, valltarësh, grup muzikor, grup koral...

Me profesorët e gjuhës shqipe e të historisë ishin të vendosura raporte të veçanta. Prandaj disa nga ata profesorë edhe kanë ngelë më së shumti në kujtesat e atij brezi.

Bie fjala, mrekulloheshin me profesorin e gjuhës shqipe, Shemsedin Hadrin, i cili krenohej me qenien e tij nxënës i Ndre Mjedës, si njohës i Milosh Gjergj Nikollës Migjenit, Lasgush Poradect, si njeri që kishte hapur Gjimnazin Sami Frashëri në Pazar të Ri (Novi Pazar) gjatë kohës së Luftës se II botërore. Ishte vëllai i legjendarit Ali Hadri dhe i vëllait tjetër Myhedinit, i cili jipte shqipen në Tetovë. Si të mos kujtohet profesori i ri i historisë, pejani Gëzim Basha, i cili me aq përkushtim na fuste në thellinat e errëta e për nxënësit e tij aq të panjohura, po njëherit mahnitëse të historisë së Ilirisë së lashtë e të lavdishme.

Brezi që këtu njihet me emrin Gjenerata 68 e Normales së Pejës, ishte një brez i mbrujtur me dije dhe i mbushur me frymëzim kombëtar më shumë se asnjë gjenratë tjetër. Edhe sot e kësaj dite profesorët e tyre, tani me shumë vite mbi supet e tyre të lodhur, atë gjeneratë e kujtojnë si më të sukseshmen në tërë karrierat e tyre dhe në tërë historinë e lavdishme të Gjimnazit e të Normales së Pejës.

Le të kujtohen pikat e skajshme të këtij jubileu. Më 1968 Kosova fitoi Flamurin, ndërsa më 2008 arriti Pavarësinë e Kushtetutën. Brezat e mësuesve, jo vetëm ky i i 68-shit, besoj të pajtohemi, ishin nënat e baballarët e të gjitha të arriturave të Kosovës e të shqiptarëve.

Takimi i 21 qershorit kishte një dimension tepër emocional. Në oborr të Gjimnazit atë të shtunë u krijuan grupet me ish-nxënësit, tepër të përmalluar, shpesherë edhe duke mos njohur njëri-tjetrin, pasiqë shumë nga ata nnuk ishin pare kurrë më deri në ditën e jubileut. Në obor kishin ardhur edhe disa nga profesorët, ndërkohë që një pjesë e madhe e tyre kanë mbetur këndej vetëm me kujtimet e krenarinë që nuk zbehen.


Vlen të përmendet se lidhur me këtë jubile, kanë njoftuar disa nga mediat e Kosovës, si Radio Kosova, Radio e TV Dukagjini, et.

Në fund duhet falënderuar drejtorët e dy shkollave, atë të Gjimnazit “Bedri Pejani”, z. Murat Tiganin dhe atë të Shkollës Ekonomike “Ali Hadri”, z. Vehbi Shala, të cilët pritën dhe nderuan kolegët e tyre të gjeneratës së përafër me të tyret.

Dreka e përbashkët në Restaurantin Ujvara te burimi i Drinit të Bardhë ishte një rast që të evokohen shumë kujtime të idhta e të ëmbla të viteve të rënda po edhe të lavdishme. Të gjithë falënderuan organizatorët e këti jubileu (Zana Kadën, Mon Berishën, Xhavit Aliçkajn dhe Salih Kabashin), duke u marrë vesh që të mos krijohen më distanca kaq të gjata të takimit të një gjenerate që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në përhapjen e dijeve dhe të ndjenjave atdhetare të popullit të tyre.





Profesorët që përcollën deri në maturë gjenratën 67/68 të Normales Ali Kelmendi të Pejës :

Shemsedin Hadri, Exhlane Gashi, Edon Vuthi, Jahja Nila, Rexhë Gjonbalaj, Ramë Berisha, Zyhdi Çakolli, Hajrullah Gruda, Rexhep Podrimaj, Jusuf Bilalli, Sadri Kelmendi, Metë Hamza, Riza Brada…



Të diplomuar të vitit shkollor 1967/68:

1. Sefedin Arifi
2. Selim Kika
3. Nazife Kajolli
4. Qazim Kryeziu
5. Ramiz Zeqiri
6. Ragip Alija
7. Zymber Mujaj
8. Mehmet Spahija
9. Samka Luci
10. Ismet Gashi
11. Jusuf Loshaj
12. Pjetër Jaku
13. Avdulaziz Kadushaj
14. Avdullah Avdimetaj
15. Nasibe Murati
16. Mic Muçaj
17. Jusuf Elezaj
18. Bajram Gashi
19. Zekije Nela
20. Adem Myftari
21. Marije Gjokaj
22. Hajdar Mekaj
23. Nazife Tahirbegolli
24. Din Shoshi
25. Gjylaferide Gojani
26. Shefkinaze Gjikolli
27. Emine Buxhovi
28. Zeqir Podrimçaku
29. Rexhep Dashi
30. Zyrafete Rodotina
31. Qazim Zekaj
32. Muhamet Kaliqani
33. Haxhere Brada
34. Bajram Shala
35. Lirije Kelmendi
36. Xhemajl Gashi
37. Salih Kabashi
38. Lemane Kullashi
39. Zekije Gjakova
40. Zana Blakaj
41. Osman Shala
42. Rabe Lajqi
43. Xhejlane Bojku
44. Xheladin Zymberaj
45. Ramë Thaçi
46. Zymber Gjonbalaj
47. Ukë Bashota
48. Dervish Haskaj
49. Rexhep Dedushaj
50. Idriz Rizaj
51. Sahit Sahitaj
52. Shaban Hysenaj
53. Isa Lubeniqi
54. Azem Kelmendi
55. Ahmet Berisha
56. Jakute Balaj
57. Xhavit Aliçkaj
58. Sherif Kikaj
59. Muzli Ferizi
60. Bajram Berisha
61. Jusuf Kelmendi
62. Bardh Ademaj
63. Rrahman Igrishtaj
64. Hyle Zeqiri
65. Fatime Blakaj
66. Zojë Zeqiraj
67. Jusuf Shala
68. Shahbaze Jakupi
69. Nezir Tahirukaj
70. Skender Kada
71. Muharrem Pllunci
72. Mustafë Bytyçi
73. Mark Prenaj
74. Avdyl Jahaj
75. Zymber Krasniqi
76. Lush Ahmeti
77. Shaban Bujupi
78. Shaban Xhemajli
79. Ndrec Damgjoni
80. Sinan Kurpeja
81. Samile Gjikolli
82. Halit Shatri
83. Gani Baloku
84. Lah Gashi
85. Zenun Atashi
86. Qaush Gashi
87. Qamil Rama
88. Ali Shabanaj
89. Sylë Sutaj
90. Shkëlzen Stublla
91. Senavere Zatriqi
92. Rrustem Mulaj
93. Remzije Goga
94. Mon Berisha
95. Gjyle Kastrati
96. Shkëlezen Bojku
97. Kimete Kahremani
98. Shahbaze Nushi
99. Sabrije Bardaku
100. Bajram Dreshaj
101. Sadik Morina
102. Mirushe Hakaj
103. Zeqir Demaj
104. Sabërnaze Bërlajolli
105. Riza Prelvukaj
106. Mustafë Lecaj
107. Idriz Muhaxheri
108. Zef Markaj
109. Zekë Qeku
110. Zekije Pupovci
111. Dije Hajdari
112. Muharrem Shala
113. Xhavit Taraku
114. Emine Leshani
115. Zyhra Çorkadiu
116. Sylejmon Loshi
117. Hidajete Imami
118. Sofije Noka
119. Sulltane Ruli
120. Nasibe Kelmendi
121. Nikollë Marku
122. Shaban Zeqiraj
123. Rexhep Berisha
124. Ukë Balaj
125. Ibrahim Lika
126. Adem Hysenaj
127. Ehad Vranovci
128. Daut Ahmetaj
129. Salih Muriqi
130. Selman Berisha
131. Gjon Saliqunaj
132. Din Mulliqi
133. Ahmet Shala
134. Xhafer Haxhijaj
135. Avdi Mujaj
136. Xhevdet Gjikokaj
137. Abdullah Berisha
138. Ramadan Aliçkaj
139. Sahit Millaku
140. Skënder Alimetaj
141. Nushe Llapaj
142. Smajl Bujupaj
143. Sanije Kelmendi
144. Hasan Gashi
145. Brahim Shala
146. Ramiz Morina
147. Sali Podrimçaku
148. Abdullah Mehmeti
149. Imer Alimusaj
150. Isa Ukella
151. Ismail Balaj

*Emrat në ngjyrim gri, janë ata që ndërkohë kanë vdekur duke lënë këndej lavdinë e punës së madhe arsimore e atdhetare.


Besonim në lirinë, e cila, më në fund erdhi dhe erdhi edhe mbi krahët tanë


Pjesëtarë të Gjeneratës ’68 ishin donatorë të mëdhenj. Ata dhuruan rininë e tyre, energjitë dhe kapacitetet intelektuale të fituara nga mësimdhënës entuziastë

Imagjinoni fillimisht vitin shkollor 1962/63. Në oborrin e Gjimnazit të Pejës të ardhur nga anë e anës filloristë të mbaruar që donin të vazhdonin shkollën e mesme. Të ardhur nga anë të ndryshme të rrethit të Pejës dhe jo vetëm nga ato rrethina po edhe më larg nga bjeshkë të larta të Rugovës , të Plavës, Vuthajve, Martinajve, etj.

Profesorë të nderuar që duhet të kujtohen në këtë 40 vjetor: Sali Lika, Feti Ibishaga, Jahja Sapunxhiu, Nexhat Begolli, Shaban Alia, Rexhep Podrimja, Riza Bici…

Pastaj imagjinoni 151 djem e vajza të reja që pushtojnë auditorë mësimorë nëpër shkolla fillore që vuanin mungesën e kuadrit mësimdhënës.

Iluminizëm i rrallë i një kohe. Ishin bërë përpjekje që të organizoheshin shkolla të mesme edhe në Deçan e Istog, por në fund duhej të braktisnin idenë e tillë dhe të vinin në Pejë si qytet me tradita më të zhvilluara kulturore e arsimore dhe me kuadër më të kualifikuar arsimor. Nuk duhet harruar se Gjimnazi i Pejës kishte një histori. Aty edhe pse nuk ishte aq e ngrohtë për ta, kishin gjetur strehë edhe disa shqptarë, të cilët pastaj kishin lënë gjurmë të dukshme. Shoqëria shqiptare e Kosovës asokohe bënte luftën për përparim dhe dalje nga një varfëri dhe prapambetje e shtypja trishtuese.

I mbushnim me tinguj kitaresh e mandolinash si dhe me këngë lirike të dashurisë e sidomos të atdhedashurisë gjithë kodrat për rreth duke ia dhuruar qytetit tone të dashur harenë e shpresës për mbijetesën dhe për ditë më të mira..

Gjeneratë që krijoi atmosferën dhe dalldinë e nevojshme e të domosdoshme për lëvizjen e 28 nëntorit të atij viti dhe të demonstratave që ndodhën edhe në qytetin e Pejës si edhe nëpër qendra kryesore të Kosovës e të Maqedonisë.

Armiqësitë gati të hapura si dhe përbuzjet e perhershme të disa mësimdhënësve serbë, nuk them të të gjithëve sepse do të ishte jokorrekte, na e sillnin ndërmend se duhej sa më parë të kishim kuadrot tona në të gjitha fushat…

Brezi ynë ishte brez besimatarësh. Besonim në lirinë. E cila erdhi. Edhe mbi krahët tanë. Dhe kjo këtë gjeneratë s’ka si të mos e bëjë krenare.


*Këto shkrime me autor Salih Kabashin janë botuar te revista Republika e korrikut 2008

E premte, 21 gusht 2009, 02:58

Nuk ka komente:

Posto një koment