e enjte, shkurt 24, 2011

Ta tëharrim pacollëllëkun e pisllëkun që në shfaqjen e tij

Shikoni! Dita e parë e këtij gjoja presidenti filloi me përpjekje e gjeste korruptive. Do të më vinte jashtëzakonisht keq nëse Rifat Jashari do të bjerë pre e kësaj joshjeje dinake.


Nga Salih KABASHI

E ju si e shihni ikrarin e tij që ai Familjes Jashari t'i sigurojë një seli në Prishtinë? Si i shihni ju vizitat e përdëllimet e tij te familjarët e Rugovës në Velani ? Po joshjen për Familjen Haradinaj në Gllogjan? Në fund si e shikoni grishjen e hapur për Jasharajt në Prekaz ? Unë them se i korruptuari e korruptuesi i deridjeshëm me t'u stolisur me pupla të pamerituara mbreti, menjëherë vazhdoi prej aty ku kishte mbaruar ditën e hipjes së tij në fron. Zu të prek e të lëmojë telat e hollë të patriotizmit të tij të munguar.

Të shoh se do të ndodh refuzimi kategorik, apo, mos o Zot! do të na ndodh vakia e joshjes flagrante korruptive…

Do të ishte shumë e dhimbshme. Bile të vdekurit e lavdishëm t’i kishte lënë rehat!

Të gjallët, një Kosovë të tërë, tashmë i bëri raja të “Mabetex”-it.

Do të durojmë?!

Thërras për refuzim të përgjithshëm.

Thërras të mos njihet ky president.

Refuzimi dhe mosnjohja për të, le të jenë të përditshme deri në heqjen e këtij modeli të shëmtuar shtetëror.

Kosova ka vuajtuar e duruar tepër. Pse mbi të gjitha të durojë edhe pacollëllëqe e pisllëqe të tilla?

Ta tëharrim pacollëllëkun e pisllëkun që në shfaqjen e tij!

Jashtë...

E mërkurë, 23 shkurt 2011, 19:57

Nuk ka komente:

Posto një koment