e enjte, shkurt 24, 2011

Krenohemi me Ty, profesor !

Krenohemi me Ty, profesor !

Kërkojeni dhe lexojeni : DY GJEDHE SHTETERORE nga Rexhep Qosja

http://www.facebook.com/profile.php?id=100001738918029&ref=ts

Pastaj bëni si të doni. Mund edhe ta lexoni këtë shkrim timin të frymëzuar direkt nga esteti e perfeksionisti më i madh shqiptar ç’prejse dikush ka nisë të shkruaj shqip.

« Dy gjedhe shtetërore »...

Ec e merre lapsin në dorë! Ec e merr lapsin në dorë e të shkruash çkadoqoftë pasi ke lexuar diçka kaq madhështore, kaq të fuqishme, kaq të moralshme, kaq të ndershme dhe kaq parimore.

Shkrim i pakalueshëm.

Madhështisë e lartësisë të të cilit nuk mund t'i afrohesh.

Vetëm mund t'i qëndrosh pranë e ta shohësh me mrekullim.

Shkrim lapidar.

Ekzempar i rrallë urtie e kuraje intelektuale.

Kur lexon një shkrim kaq të pasur gjuhësisht e stilistikisht, kur lexon një material të këtillë që pasuron historinë e moralit shqiptar dhe diçka që i vjen në ndihmë demokracisë shqiptare, asaj që po kërcënohet më së shumti e më së rëndi, nuk ke si të mos dorëzohesh me kënaqësinë e rrallë të lexuesit:

Këtij i thonë tekst e diskurs evropian dhe me porosi universale.

Ky shkrim na vjen prej shkrimtarit dhe intelektualit më të madh e më të lavdishëm që ka lindë ndonjëherë shqiptarja. E shqiptaret, në këtë rast një shqiptare me emrin Ina Rama, është e kërcënuara dhe e rrezikuara e barbarisë primitive, inkarnuar në shpirtin e zi të Sali Berishës, këtij kasapi, këtij monstrumi, këtij vrasësi të shqiptarëve, këtij njeriu që Shqipërisë i ka shkaktuar kaq shumë lot e kaq shumë gjak.

Ina Rama sot u mor në mbrojtje prej Rexhep Qosjes. Nga instanca më e lartë morale dhe intelektuale e Kombit Shqiptar.

Një popull që ka dhënë një mendimtar të këtij kalibri, që ka dhënë një personalitet të stolisur me kaq vlera e virtyte duhet të ketë ardhmëri të ndritshme. Dhe do ta ketë!

Besoj se mund ta them në shumës: Krenohemi me Ty, profesor !

Nuk ka komente:

Posto një koment